
Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka ka dërguar në SPAK deputetin aktual dhe kandidatin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Në konferencën për mediat nga selia e degës lokale të PD, Paloka tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”.
Në të njëjtën kohë, Paloka tha se edhe javët e fundit, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. Ndërkohë pjesë e denoncimeve të PD janë dhe drejtues të institucioneve lokale dhe anëtarë të PS në Durrës, me akuzën e përfshirjes në blerjes së votave. (A2 Televizion)