Meta për sulmin ndaj Berishës: Rama fajtori kryesor, të nxjerrë kartelat e tij. Njeri i pabesë e burracak!

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 18:01 | Politikë
Meta për sulmin ndaj Berishës: Rama fajtori kryesor, të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në deklaratën e tij për mediat iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve, teksa u pyet edhe për sulmin fizik ndaj aleatit të tij, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Meta tha se Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj ngjarjeje, ndërsa i bëri thirrje atij që të nxjerrë kartelën e tij që e mban të fshehur, sipas Metës, për të lehtësuar gjendjen e tij përballë krimeve të mëdha që ka bërë ndaj shtetit, ligjit dhe interesave kombëtare.

Madje ai nuk nguroi ta cilësonte Ramën si njeri të pabesë dhe burracak.

“Shumë shpejt Edi Rama do të detyrohet të nxjerrë edhe kartelën e tij që e mban të fshehur për të lehtësuar gjendjen e tij përballë krimeve të mëdha që ka bërë ndaj shtetit, ligjit dhe interesave kombëtare.

Në rastin e sotëm kemi të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar, të mirë organizuar shtetëror. Ai është një punonjës i Policisë Kriminale i kamufluar si fotograf apo pjesëmarrës i protestës dhe që në një moment të caktuar i ka bërë veprimet me një gjakftohtësi kriminale.

Pra, kemi të bëjmë me një aksion të mirë organizuar të Ramës dhe të policisë së tij. Nuk kemi të bëjmë me asgjë të rastësishme.

Përsa i përket alibive që kanë të bëjnë me kartelat, apo me rrethanat justifikuese ndaj këtij veprimi, absolutisht ai ishte vetë Edi Rama. Njëri i pabesë, njeri burracak.” (A2 Televizion)

Ilir Meta
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-ndaj-berishes-atentat-mafioz-meta-rama-tentoi-ta-shnderronte-protesten-ne-manifestim-dhune-me-viktima/
https://a2news.com/2022/12/06/sulmi-fizik-ndaj-berishes-reagon-kryeministri-rama/

A2 CNN Livestream

Latest Videos