Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 12:07 | Politikë
Rama zbulon se çfarë do të sjellë sateliti i parë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me Policinë e Shtetit mbi buxhetin e vitit 2022, tregoi se si do të përfitojë ky institucion nga sateliti i parë i lëshuar në orbitë.

“Keni dëgjuar dhe keni parë shumë gallatë me satelitët. Nuk ka gjë të keqe që njerëzit të qeshin, sepse shëndet është e qeshura. Por, me satelitin e parë që do të hedhim në Mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë dhe policia nuk do të jetë më e varur nga fakti sa mirë e bëjnë punën në terren punonjësit e policisë, por do të varet vetëm nga mbledhja e të dhënave”, tha Rama.

https://a2news.com/2021/10/20/kryeministri-rama-publikon-videon-sateliti-i-pare-shqiptar-ne-hapesire-ne-muajin-mars/

Kryeministri shtoi: “Po ashtu, policia do të ketë të dhëna në kohë reale për atë që është lufta e përbashkët: ndotja e mjedisit. Vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave janë krime mjedisore dhe polici është përgjegjës që në territorin ku ai vepron t’i identifikojë vendndodhjet e skenave të krimit, por edhe protagonistët e këtyre krimeve. Është e patolerueshme që në Pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 metra katrorë zhavorr dhe policia as të mos shikojë dhe as të mos dëgjojë asgjë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/15/perseritet-skenari-i-airalbania-satelitet-e-rames-dhe-plani-hapesinor-i-erdogan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos