Meta propozon sot ide konkrete për Referendumin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 08:18 | Politikë
Meta propozon sot ide konkrete për Referendumin

Presidenti Ilir Meta pritet të bëjë sot të ditur lëvizjet e tij konrete në lidhje me referendumin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta njoftonte ndjekësit e tij që është koha që Presidenti të veprojë si duhet. Duke radhitur disa pika të nenit 150 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti njoftonte se cilat janë rastet kur populli i drejtohet referendumit për një çështje të caktuar.

https://a2news.com/2019/11/24/basha-mbeshtesim-idene-e-referendumit-pergjigje-mbare-popullore-ndaj-qeverise/

Mesa duket, ngërçi në Gjykatën Kushtetuese është arsyeja e Presidentit për një nismë të tillë.

Ndërkohë që pasditen e djeshme nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi, u njoftua tubim në sheshin Demokracia, atje ku nisi edhe lëvizja studentore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/22/meta-shqiptaret-te-marrin-ne-dore-fatin-e-tyre-te-mbrojne-republiken-permes-referendumit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos