Rama reagon për paketën kundër “KÇK”: Do të shkatërrojë themelin e foleve të krimit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 15:54 | Politikë
Rama reagon për paketën kundër “KÇK”: Do

Me anë të një postimin në Twitter, Kryeministri Rama njofton se ditën e hënë do të prezantojë Paketën Speciale Anti-KÇK, siç e quan ai, e cila bën fjalë për gjyqtarët dhe prokurorët që sipas Ramës e dinë që nuk kanë shanse të kalojnë vettingun dhe po bashkëpunojnë me grupet kriminale për të lehtësuar pozitat e tyre ligjore.

Në postim, Rama përqendrohet të ndërkombëtarët, duke shkruar se pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale Anti-KÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre, shkruan ai.

“Nesër prezantojmë Paketën Speciale Anti-KÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit.

Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale Anti-KÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi.

Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale Anti-KÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, shkruan Rama në Twitter.

Edhe pas kësaj deklarate nga ana e Kryeministrit, nuk ka munguar reagimi nga zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në Facebook: “KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos