
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka postuar një sekuencë filmike nga ndeshja futbollit e zhvilluar në Korçë, një ditë më parë, mes Skënderbeut dhe Tiranës, ku dëgjohen disa kore të tifozerisë kundër Kryeministrit Edi Rama.
Sipas Palokës, tashmë britma që ushton kudo është ajo e shqiptarëve që kërkojnë si ndryshim të vetëm largimin e Edi Ramës nga pushteti.
“I vetmi ndryshim që kërkojnë dhe presin shqiptarët është largimi i Ramës. “Rama Ik” është britma që ushton kudo! Sa me shpejt të ikë aq më mirë për shqiptarët, por dhe për atë vetë”, shkruan Paloka.
Numri dy i PD, nuk harron të përmendë dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Gjykatën Kushtetuese ku thotë se “Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do të kthehen në makth dhe do t’i rezervojnë atij fatin e çdo diktatori në Europë.” (A2 Televizion)