“Meta, si Berisha. Mund të përballet me të njëjtat sanksione nga SHBA”, parashikimi i analistit Kikia

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 21:20 | Politikë
“Meta, si Berisha. Mund të përballet me të njëjtat

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, parashikon se edhe për Presidentin Ilir Meta mund të vijnë të njëjtat sanksione si të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që dyshoj se mund të ndodhë është që Berisha dhe Meta të shkojnë bashkë për shkak të nevojës për t’u mbrojtur. Nuk është çudi që pas përfundimit të mandatit si President, Meta mund të përballet me të njëjtat sanksione si zoti Berisha, në raport me marrëdhëniet me SHBA-në”, deklaroi Kikia.

“E them këtë duke pasur parasysh edhe atë marrëdhënie të acaruar të Presidentit me ambasadoren amerikane”, shtoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos