
PD braktis mbledhjen e përbashkët të këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve, i cili mori në shqyrtim propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e afatit të organeve të vetingut.
Sipas PD-së, mbledhja duhej shtyrë dhe të unifikohen të dyja propozimet, ai i mazhorancës për zgjatjen e afatit të vetingut dhe propozimet e PD për disa ndryshime në Kushtetutë, si vetingu në politikë, ndarja administrative territoriale dhe sistemi zgjedhor.
Mazhoranca vendosi mosbashkimin e ndryshimeve duke vijuar diskutimin vetëm për propozimin e saj. Kjo bëri që PD-ja të largohej nga salla.
Mbledhja vijon pasi kuorimi është, por largimi i PD-së krijon edhe ngërçin e parë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pasi pa votat e opozitës nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. (A2 Televizion)