
Nga Korça Presidenti Ilir Meta deklaroi se është e nevojshme që të ketë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë për problemet e arsimit të lartë. Kreu I Shtetit siguroi edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj kauzës së studentëve.
Zgjidhja e problemit, tha ai, duhet të bëhet përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.
Presidenti meta komentoi edhe refuzimin e lejes nga policia për protestën e emigrantëve, që është paralajmëruar të mbahet nesër. Meta tha se një gjë e tillë nuk është normale dhe i ftoi ata që të protestojnë në oborrin e Presidencës. (A2 Televizion)