
Qeveria shqiptare miraton një ndryshim të rëndësishëm që lehtëson lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas një publikimi në Twitter të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, do të hiqen kontrollet e dyfishta dhe policë të të dy shteteve do të realizojnë bashkërisht kontrollin.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj, i cili paralajmëron edhe hapa të mëtejshëm.
“Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”. (A2 Televizion)