“Metamorfoza” nuk ndryshon në Apel, Manjani: Të dhënat e “Encro Chat” nuk janë provë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 10:19 | Kronikë
“Metamorfoza” nuk ndryshon në Apel, Manjani: Të

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të të arrestuarve nga operacioni “Metamorfoza”. Në paraburgim mbetëm mes të tjerëve edhe ish-kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Pas 48 orëve në dhomën e këshillimit trupi gjykues nuk u bind nga argumenti i avokatëve se komunikimet mes të dyshuarave në aplikacionet “Sky” dhe “Encro Chat” nuk duhet të përdoren si provë. 

Për llogari të këtij hetimi janë arrestuar gjashtë persona ndërsa nëntë të tjerë, mes të cilëve anëtarë të fisit Bajri në Shkodër, si edhe Ervis Martinaj, janë shpallur në kërkim. Sipas SPAK, ata janë përfshirë në disa episode të rënda kriminale të ndodhura në vitet 2020-2021.

Komunikimet e tyre, nën emra të koduar në aplikacionet “Sky” dhe “Encro Chat” iu servirën SPAK nga autoritetet franceze, belge dhe holandeze të drejtësisë. Sipas prokurorisë së Posaçme, referuar përmbajtjes së bisedat të transkriptuara, të dyshuarit në role të caktuara japin dhe marrin porosi për vrasje, koordinojnë veprime kriminale, si edhe mbajnë kontakte për favore të tyre me zyrtarë të drejtësisë dhe policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/30/detaje-te-reja-nga-dosja-metamorfoza-spak-hetim-pasuror-per-te-arrestuarit/
https://a2news.com/2023/07/28/detaje-nga-operacioni-metamorfoza-i-drejtuar-nga-spak-u-zbulua-arsenal-armesh-maska-e-paruke/

A2 CNN Livestream

Latest Videos