Shpërndanin kokainë “Tre Yjet” në mes të Tiranës, në pranga tre të rinj

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 10:00 | Kronikë
Shpërndanin kokainë “Tre Yjet” në mes të

Policia e Tiranës njofton se ka sekuestruar 1 kg e 52 gramë kokainë, ndërsa janë vënë në pranga tre persona. Po ashtu janë sekuestruar 4 aparate celulare, 1400 euro  dhe 78 900 lekë.

Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “Tre yjet” nisur nga stampimi që kishte pakoja me lëndë narkotike, janë arrestuar shtetasit: Robert Domi 30 vjeç dhe Andrea Dema 24 vjeç banues në Shijak dhe Genis Mustafa 27 vjeç banues në Tiranë.

Sipas policisë në rrugën “Vangjush Furrxhi” u lokalizua një makinë me drejtues Genis Mustafën dhe pasagjerë Domin dhe Demën. Gjatë kontrollit në makina u gjet droga.

Po sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin kokainën dhe e shpërndanin disa rrjete në rrugën “Myslym Shyri” ku ndodhet edhe drejtoria e Policisë Tiranë, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

“Tiranë/Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë kokainë, vihen në pranga 3 shtetas. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Three stars", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.  

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish. Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro  dhe 78 900 lekë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Three stars".  

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

R. D., 30 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, banues në Shijak; G. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën "Vangjush Furrxhi", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin G. M. dhe pasagjerë shtetasit A. D. dhe R. D. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë  1 kg e 52 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën "Myslym Shyri", në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Tiranës

A2 CNN Livestream

Latest Videos