U aksidentua me mjet bujqësor, humb jetën 45 vjeçari

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 20:51 | Kronikë
U aksidentua me mjet bujqësor, humb jetën 45 vjeçari

Një 45 vjeçar ka humbur jetën në Dimal pasi u aksidentua me një mjet bujqësor teksa po punonte tokën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheq, ku shtetasi R.D. dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos