
Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e një 34-vjeçari, i cili ka aksidentuar për vdekje një 59-vjeçar në datën 25 gusht, është larguar nga vendngjarja dhe ka fshehur automjetin.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F.K., banues në Shijak.
Ndërkohë, automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)