
Mijëra të rinj pushtuan bulevardin kryesor të Tiranës, për të protesuar kundër dhunës ndaj të miturve, nisur nga rasti i fundit i regjistruar në Babrru, ku roja i shkollës abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare.
Marshimi i sotëm shihet si reagim ndaj institucioneve. Gjithçka nisi në orën 16.00 te sheshi “Nënë Tereza”, ku pati mesazhe sensibilizuese.
Turma e të rinjve u ndal për pak tek Kryeministria, duke përshkuar më tej sheshin “Skënderbej”.
Marshuesit, në fund iu drejtuan Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar shtimin e masave për nxënësit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten. (A2 Televizion)