Mijëra vetë vizitojnë Brukselin për "pyllin magjik"

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 17:17 | Lifestyle
Mijëra vetë vizitojnë Brukselin për "pyllin

Ashtu siç do vit, magjia rikthehet në Belgjikë, me tapetin e luleve shumëngjyrëshe, ku mbizotërojnë lule kambanat blu, që mbulojnë të gjithë pyllin Halle, jo shumë larg kryeqytetit belg, Bruksel.

Çdo vit në prill, turistët nga e gjithë bota mblidhen në “Pyllin Blu” për të parë nga afër lulet, që celin vetëm për një periudhë të shkurtër, 7 deri në 10 ditë.

“Kemi ardhur herët. Në fakt jemi zgjuar në 5 për tu siguruar që të shijojmë edhe lindjen e diellit. Ndaj erdhëm herët”, thotë Tobias, një nga vizitorët.

“Kemi lule blu por edhe kaq shumë ngjyra bashkë, bashkë me lule zymbyli dhe aromën e pyllit, që bën bashkë në harmoni magjinë e pyllit, që ikën shumë shpejt. Bashkë me mjegullën e mëngjesit dhe dritën e diellit, është thjesht e magjishme. Është një pyll përrallor”, shton fotografja Nathalie Annoye.

“Është një vend magjik, I jashtëzakonshëm, atmosfera këtu është fantastike. Lindja e diellit është vërtet e bukur dhe të jep mundësinë të bësh foto të jashtëzakonshme”, e cilëson eksperiencën Sebastien, nga vizitorët e shumtë.

Pas çeljes së shkurtër, gjethet nisin të rriten në pemë, duke bllokuar dritën e diellit pa arritur lulet, duke I dhënë vizitorëve mundësinë që vetëm për pak ditë, të shijojnë pamjen magjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos