Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia hap për publikun atraksionin turistik

Nga A2 CNN
17 Prill 2022, 11:15 | Lifestyle

Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia ka hapur për turistët një nga atraksionet e saj, pas një rinovimi që ka zgjatur plot 5 vite.

Bëhet fjalë për Procuratie Vecchie, në sheshin San Marco, që rrethojnë perimetrin e këtij sheshi. Pavarësisht se Procuratie Vecchie fotografohen nga miliona turistë çdo vit, pjesa e brendshme e tyre ka qenë e mbyllur prej shekujsh.

Tani, falë rinovimit 5-vjeçar nga ana e Sir David Chipperfield, ndërtesa madhështore do të mirëpresë turistët edhe brenda saj, duke i lejuar që të shijojnë pamje spektakolare nga tarraca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos