Pothuajse një vit pas vdekjes së Raffaella Carrà, shtëpia e saj në Romë u nxor në shitje. Apartamenti luksoz ndodhet në zonën Vigna Clara-Vigna Stelluti, një nga më ekskluzivet në kryeqytet, ku shumë persona të njohur kanë zgjedhur për të jetuar në këtë lagje, që është një ndërthurje relaksi dhe jete nate. Mes tyre ishte edhe mbretëresha e televizionit italian.
Prona ndodhet në një sipërfaqe prej 15 pallatesh, e kompletuar me park, pishinë, fusha tenisi dhe shërbim portier 24 orë. Apartamenti është i qetë dhe i ndritshëm, me tre hyrje të pavarura.















Apartamenti ka një sipërfaqe prej rreth 420 m2 dhe zë të gjithë katin e një pallati. Ka nëntë dhoma gjumi dhe pesë tualete, ndërsa ambienti i ndenjes karakterizohet nga një dhomë e madhe pritjeje, me divane dhe një tavolinë kafeje të madhe prej xhami, floriri dhe mermeri në qendër. Ekziston edhe një palestër me sauna dhe një dhomë make-up. Por mbetet mister çmimi i shitjes, pasi negocimi është konfidencial.
Rafaella Carra u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, më 5 korrik 2021. (A2 Televizion)