
Nga e premtja e fundit e këtij muaji, Korça ju thërret sërish për Mik Festival që këtë vit feston edicionin e pestë.
Nën kujdesin e artistes Inva Mula edhe këtë herë Mik Festival do të bëjë bashkë artistë ndërkombëtarë që mbërrijnë në vendin tonë për të interpretuar muzikë të mirë.
Artistja thekson se misioni i këtij festivali është të edukojë publikun me shije të bukura muzikore, ndaj edhe këto tre ditë të festivalit vijnë falas për dashamirësit e tingujve klasikë dhe jo vetëm pasi pjesë e kësaj feste në qytetin e serenatave do të bëhet edhe muzika e lehtë shqiptare.
Destinacionet turistike janë një tjetër ftesë që synon të nxjerr në pah ky festival.
Mik festival nis rrugëtimin më 29 korrik dhe për 3 ditë do të bëjë bashkë muzikën, baletin, pikturën dhe letërsinë. (A2 Televizion)