
Pas hovit të marrë gjatë pandemisë, përdorimi i biçikletës në vend po bëhet edhe më popullor ndikuar edhe nga rritja e çmimeve të karburanteve.
Ecuria në rritje konfirmohet edhe nga pikat e tregtimit të biçikletave.
Si pasojë e karantinës, gjatë Covid-19, ku nuk u lejua qarkullimi i automjeteve, në Tiranë lëviznin mesatarisht 1 mijë e 500 qytetarë çdo ditë me biçikletë. (A2 Televizion)