Legjenda e boksit Mike Tyson, tashmë në moshën 54-vjeçare, ka vendosur të ngjitet sërish në ring dhe tashmë thashethemet e kohëve të fundit janë bërë zyrtare.
BBC shkruan se Tyson do të sfidojë Roy Jones Jr, 51 vjeç, në një duel me tetë raunde dhe takimi do të zhvillohet më 12 shtator në Los Anxhelos.
Pak kohë më parë, Tyson nisi të postojë video nga stërvitjet e tij intensive, duke paralajmëruar rikthimin, ndërsa forma që ka treguar ka qenë me të vërtetë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se tashmë ai është në moshën 54-vjeçare.
Tyson u tërhoq nga boksi në vitin 2005, kur ai doli i mundur nga dy ndeshje radhazi nga Danny Williams dhe Kevin McBride. (A2 Televizion)