Nga goli me dorë, te portieri që nuk theu kurrë. Detaje nga 700 golat e Messi-t

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 13:24 | Futboll
Nga goli me dorë, te portieri që nuk theu kurrë. Detaje nga 700

Goli përballë Atletico Madrid ishte ai numër 700 për Leo Messin, legjendën argjentinase që në shumë prej këtyre realizimeve ka vendosur  rekorde dhe është bërë pjesë e historisë.

52 nga 700 golat e kapitenit të Barcelonës kanë ardhur nga goditjet e dënimit dhe portieri që ka pasur “privilegjin” të pësojë më shumë është ai i Atletik Bilbao, Gorka Iraizoz që është mposhtur 5 herë.

Messi ka shënuar vetëm një herë 5 gola në një takim të vetëm. Kjo u regjistrua në vitin 2012 në takimin me eliminim direkt kundër Bajer Leverkusen në Champions.

Pasardhësi i vetëm i denjtë i Diego Armando Maradonës nuk mund të mos kishte të përbashkët edhe golat me dorë. Në vitin 2007, në derbin përballë Espanyol, Messi realizoi në mënyrë identike si Maradona në çerekfinalet e Boterorit të 86-ës, përballë Anglisë.

Një nga 700 golat e tij, argjentinasi e ka shënuar me gjoks dhe ai gol peshon shumë pasi i dhuroi Kupën e Botës Barcelonës në vitin 2009, në finalen përballë Estudiantes.

Nuk mund të harrohet tre golëshi i 10 tetorit të 2017-ës, në ndeshjen e paharrueshme kundër Ekuadorit dhe kualifikimi dramatik i Argjentinës për në Botërorin e Rusisë.Por ka dhe një fakt interesant. Portieri i vetëm në botë që përballur dhe ka rezistuar në 5 takime pa pësuar nga Messi, është braziliani Hulio Cesar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos