
Manchester United bëri detyrën përballë Brighton, një prej skuadrave që lufton për të mbijetuar këtë sezon në Premier.
Djajtë e Kuq arritën një fitore të pastër, 0-3 dhe tashmë e gjejnë veten në vendin e 5, shumë pranë arritjes në katërshen e parë që të çon në Champions League.
Ndeshja kishte si protagonist talentin Greenwood si dhe yllin e skuadrës Bruno Fernandes që realizoi dy gola.
Skuadra e Solskjaer tashmë është kërcënim për skuadrat e kreut që kanë të njëjtin objektiv ndërsa për Brighton lufta për t’iu larguar zonës së ftohtë të tabelës do të jetë shumë e ashpër pavarësisht se për momentin ka një distancë sigurie nga vendi i 18. (A2 Televizion)