
Milani ka filluar të merret seriozisht me Christian Pulisic.
Sipas "The Athletic", kuqezinjtë i kanë paraqitur një ofertë të parë prej 14 milionë euro Chelsea-t për mesfushorin ofensiv amerikan.
Blutë e Londrës e vlerësojnë atë më shumë duke kërkuar deri në 25 milionë euro dhe për këtë arsye nuk do të ishin të gatshëm të pranonin ofertën, por negociatat janë të destinuara të vazhdojnë me Milanin që mbetet te dera.
Distanca midis ofertës dhe kërkesës duket e rëndësishme për momentin, por gjithçka sugjeron se mund të arrihet një marrëveshje.
Sipas mediave italiane ekziston vullneti i Pulisic për t’u veshur kuqezi dhe Chelsea do ta shesë pasi kontrata e tij skadon në 2024 dhe nga janari, ai do të ishte i lirë të binte dakord me ekipet e tjera për një transferim të lirë. (A2 Televizion)