
Milan dhe Fikayo Tomori kanë firmosur kontratën e re, që do t’i mbajë bashkë deri në vitin 2027.
Dëshira e klubit dhe e qendërmbrojtësit anglez ishte e përbashkët: të dy palët dëshironin vijimin e bashkëpunimit mes tyre dhe ashtu ka ndodhur.
24-vjeçari ka firmosur edhe për 5 vite, kontratë nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon.
Tomori u huazua nga Chelsea te Milan, në janarin e vitit 2021. Më pas, kuqezinjtë e bënë të vetin për 28,8 milionë euro. (A2 Televizion)