
Lajme të mira për Interin në nisje të sezonit të ri. Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij janë stërvitur me grupin dhe janë gati për ndeshjen e parë të kampionatit përballë Lecce.
Të dy lojtarët kanë marrë ngarkesën e plotë dhe mbetet për t'u parë nëse Simone Inzaghi do ta rrezikojë që në minutën e parë apo do të jetë momenti i Kristjan Asllanit të debutoje e skuadrën zikaltër.
E njëjta gjë vlen edhe për Stefan de Vrij, i cili vetëm pak ditë para nisjes së sezonit të ri pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, mirëpo sipas stafit mjekësor, lojtari është gati për të zbritur në fushë.
Me shumë gjasa, mbrojtësi holandez do të jetë pjesë e 11 lojtarëve startues edhe sepse D'Ambrosio nuk duhet të jetë i gatshëm 100%. Përpjesën tjetër, formacioni i konfirmuar me Dumfries dhe Gosens në krahët, së bashku me Brozovic apo Asllanin në mesfushë do të jenë Barella dhe Calhangolume çiftin Lautaro-Lukaku në sulm. (A2 Televizion)