Tifozët djegin makinat e lojtarëve dhe stafit të skuadrës pas humbjes

Nga A2 CNN
12 Gusht 2022, 11:40 | Futboll
Tifozët djegin makinat e lojtarëve dhe stafit të skuadrës

Skena aspak të hijshme dhe të dhunshme janë bërë virale nga Argjentina, aty ku një tifozët e skuadrës Aldosivi kanë reaguar me zemërim pas rezultateve të dobëta të ekipit të tyre të zemrës.

Mbrëmjen e së enjtes, Aldosivi u mposht 2-0 në transferta, ndërsa luhet java e 13 dhe skuadra ka përfunduar në vendin e 27 me vetëm 8 pikë.

Kjo paraqitje e dobët ka bërë që tifozët t’u vënë zjarrin 5 makinave të lojtarëve dhe stafit të skuadrës. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1557908507130662912

A2 CNN Livestream

Latest Videos