Milan shënon golin më të shpejtë të Serie A

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 15:16 | Futboll

Ndeshja e sotme mes Sassuolos dhe Milanit ka shënuar një rekord të ri.

Goli i shënuar nga futbollisti i Milanit, Rafael Leao është më i shpejti në historinë e Serie A.

Ai u shënua pas vetëm 6 sekondash, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Paolo Poggit, në dhjetor të vitit 2001 kur teksa mbante fanellën e Piacenzas shënoi vetëm 8 sekonda, pas nisjes së ndeshjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos