Milan vështirëson rrugën Champions, tjetër hap fals në Bologna

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 16:57 | Futboll
Milan vështirëson rrugën Champions, tjetër hap fals në

Milani ka dalë vetëm me një pikë nga ndeshja e radhës në kampionat përballë Bolognas, e cila përfundoi me rezultatin 1-1, duke vështirësuar edhe më shumë rrugën për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Sansones pa u mbushur ende asnjë minutë lojë duke i gjetur kuqezinjtë të papërgatitur.

Djemtë e Piolit shtuan përpjekjet dhe gjetën golin e barazimit me anë të Pobega në minutën e 40. Me fillimin e pjesë së dytë u shtuan dhe përpjekjet e miqve, por sulmuesit e Milanit u treguan shumë të pasaktë para portës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos