
Milani nuk ndalet në merkato! Mungojnë vetëm detajet e fundit që Samuel Çukvueze të jetë lojtari më i ri i kuqezinjve.
Klubi italian ka arritur marrëveshjen me Vijarealin për 20 milionë euro plus 8 milionë të tjera në formë bonusi ndërsa tashmë po përgatisin dhe dokumentet për të zyrtarizuar transferimin e tij në Milano.
Drejtuesit kuqezi synojnë që lojtari ti bashkohet sa më shpejt skuadrës për të luajtur dhe në miqësoret e luksit që ekipi po zhvillon në turneun e Amerikës.
Madje ata kërkojnë që lojtari nigerian të jete i gatshëm që në ndeshjen e të premtes përballë Juventusit, një sfidë që do ti shërbejë teknikut Pioli si një test i mirë për sezonin e ri.
Me shumë gjasa anësori do të mbërrijë në Milanello këto ditë për të përfunduar testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij pesëvjeçare.
Në sezonin e kaluar ai realizoi 13 gola në 50 ndeshje me fanellën e Vijarealit përfshirë këtu Kupën dhe kampionatin spanjoll. (A2 Televizion)