Milani i shënon 3 gola Berishës dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 20:02 | Futboll
Milani i shënon 3 gola Berishës dhe kalon në çerekfinalet

Milani ka arritur të kalojë në çerekfinalet e Kupës së Italisë pasi ka mundur bindshëm 3-0 Spalin e portierit të kombëtares sonë, Etrit Berishës.

Piatek, i cili u kthye në formacionin titullar falë rotacionit të Piolit, u kthye edhe te goli, duke kaluar në avantazh kuqezinjtë në minutën e 20.

Rezultatin e dyfishoi Castillejo me një gol spektakolar në minutën e 44-t, ndërsa ndeshjen e vulosi Theo Hernandez me një goditje të fuqishme nga jashtë zone në minutën e 66.

Ndërkohë, Zlatan Ibrahimovic qëndroi në stol përgjatë 90 minutave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos