Kupa e Italisë, Fiorentina mund Atalantën dhe bëhet gati për Interin

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 17:46 | Futboll
Kupa e Italisë, Fiorentina mund Atalantën dhe bëhet gati për

Fiorentina mposhti me rezultatin 2-1 Atalantën në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë dhe kaloi në çerekfinalet e këtij turneu, ku do të përballet me Interin.

Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 11 me anë të sulmuesit Patrick Cutrone, i cili u kthye në Itali pas eksperiencës zhgënjyese te Wolverhampton.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Atalantën, që gjeti golin me anë të Josip Ilicic, ndërsa pak më vonë kapiteni i Fiorentinës, Pezzella u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një simulim në zonë, duke lënë skuadrën vjollcë me 10 futbollistë.

Kur të gjithë prisnin golin e dytë të Atalantës, ishte sërish Fiorentina që nëpërmjet një sulmi të shpejtë arriti të gjejë golin me anë të Lirolës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos