
Milani barazon 2-2 me Romën, ndërkohë që Napoli është gjithmonë e më shumë kryesuese të Serie A.
Kampionët e Italisë luajnë më mirë dhe kalojnë në avantazh të dyfishtë me Kalulu në minutën 30 në pjesën e parë dhe me Pobega në të 77-ën, duke dominuar edhe fizikisht ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho.
Por në mënyrë të ngjashme me ”kushërinjtë” e Interit, që ditën e djeshme barazuan 2-2 me Monzën, djemtë e Piolit pothuajse u shpërbë në pas një goli episodik si ai i mbrojtësit Ibanez nga goditje këndi në minutën 87.
Pikërisht në minutën 92 një aksion konfuz sjell golin e sulmuesit britanik Tammy Abraham, i cili përfiton duke i dhurua rkryeqytetasve verdhekuq një pikë që as nuk shpresonin.
Milani mbetet në vend të tretë me 37 pikë, të njëjtat e Juventusit, ndërkohë që fitorja e sotme e Napolit 0-2 me Sampdorian e largon ekipin e Luciano Spalletti me 7 pikë. (A2 Televizion)