Real Madrid ka shkruar historinë në ndeshjen e humbur ndaj Villareal.
Skuadra madrilene, ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë në La Liga, zbriti në fushë pa lojtarë spanjollë në formacionin titullar.
Courtois, Militao, Rudiger, Alaba, Mendy, Valverde, Tchouameni, Modric, Valverde, Vinicius Junior dhe Benzema ishin 11 titullarët, dhe asnjëri prej tyre nuk ishte spanjoll.
Ndërkohë në stol, të gatshëm për trajnerin Ancelotti, ishin të gjithë spanjollët: Asensio, Ceballos, Nacho, Lucas dhe Vallejo. (A2 Televizion)
