Milani mposht Sassuolon dhe ruan kreun, fiton edhe Interi

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 17:09 | Futboll
Milani mposht Sassuolon dhe ruan kreun, fiton edhe Interi

Me shumë mungesa dhe në një transfertë të vështirë ai ajo e Sassuolos, Milani ka arritur të dalë me 3 pikët dhe të ruajë kreun e Serie A pas 13 javësh.

Ndeshja nisi me Leao-n që theu rekordin e golit më të shpejtë në Serie A. Portugezi realizoi pas vetëm 6 sekondash, menjëherë sapo topi u nis nga mesi i fushës. Goli i dytë për kuqezinjtë u shënua nga Saelemaekers. Ndërsa Berardi ngushtoi diferencën në minutën e 89-të, por shumë vonë për të gjetur edhe golin e barazimit.

Ndërkohë, Interi mori 3 pikët e radhës, duke mposhtur me lehtësi Spezia-n 2-1.

Pas kësaj jave, Milani mban vendin e parë me 31 pikë, Interi i dyti me 30 pikë, ndërsa në vendin e tretë renditet Juventusi me 27 pikë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos