
Vijon emergjenca te Milani. Në prag të transfertës ndaj Cagliari, trajneri Stefano Pioli rrezikon të mos ketë në dispozicion dy nga lojtarët kryesorë të formacionit: Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu.
Francezi dhe turku nuk u stërvitën sot me skuadrën dhe janë në dyshim për udhëtimin në Sardenjë. Lajm i keq për Milanin, që do të duhet të luajë edhe pa Leao (i skualifikuar), Rebic dhe Krunic (Covid-19), Saelemaekers (nuk është në formë pas dëmtimit), Bennacer dhe Gabbia (të dëmtuar).
Lajmi i mirë është kthimi në formacion nga minuta e parë e Zlatan Ibrahimovic, i cili mendohet se do të mbështetet nga Brahim Diaz.
(A2 Televizion)