Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Pierino Prati, kampion i Evropës me Italinë në 1968 dhe me Milanin në 1969.
Sulmuesi do të mbahet mend për tregolëshin që shënoi në finalen e Kupës së Kampionëve ndaj Ajax, në ndeshjen që kuqezinjtë e fituan 4-1.
Nga viti 1967 deri në vitin 1973, Prati ishte qendërsulmuesi i Milanit të drejtuar nga Nereo Rocco. Gjatë kësaj periudhe luan 143 ndeshje, duke shënuar 72 gola dhe duke fituar një titull kampion, 2 Kupa Italie, 2 Kupa Kampionësh, një Kupë Kupash dhe një Kupë Ndërkontinentale.
Gjithashtu, në karrierën e tij ai ka luajtur edhe me Romën (82 ndeshje dhe 28 gola) dhe Fiorentinën.
Me kombëtaren italiane, Prati zhvilloi 14 takime dhe shënoi 7 gola, duke u shpallur kampion Evrope në vitin 1968 dhe finalist në Botërorin 1970. (A2 Televizion)