Kalvari i një tifozi transfertash, mundimet për të ndjekur ekipin e zemrës

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 11:25 | Futboll

Futbolli dhe tifozët, një binom i pandashëm që sjell emocione çdo fundjavë dhe që mendohet se është i pandashëm, pasi asnjë nuk mund të bëjë pa njëri-tjetrin.

Për shumë tifozë, futbolli është një fe dhe si i tillë, ekipi i zemrës duhet ndjekur kudo që shkon, madje dhe në përballjet më të vështira.

Mediat britanike këtë herë i kanë kushtuar një artikull të veçantë dhe me nota humori, fansave të futbollit që udhëtojnë me qindra kilometra, madje dhe brenda një ditë, për të parë ekipin e qytetit që mbështesin.

Imazhe nga udhëtimet me tifozë që flenë në kushte të vështira nëpër trena e autobusë, me birra në duar dhe ushqime, janë një tregues fare i qartë se futbolli “nuk do të mbetet asnjëherë vetëm”, ndërkohë që për këto momente është hapur dhe një faqe e posaçme në Facebook nën emrin “Away Day Sleepers”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos