Milani realizon goditjen e tretë në merkato

Nga A2 CNN
4 Korrik 2019, 22:47 | Futboll
Milani realizon goditjen e tretë në merkato

Pasi tashmë janë zyrtarizuar Krunic dhe Theo Hernandez, Milani është pranë nënshkrimit me lojtarin e tretë në këtë merkato vere.

Është fjala për mesfushorin tjetër të Empolit, Ismael Bennacer. “Sportmediaset” shkruan se kuqezinjtë kanë mbyllur gjithçka si me Empolin dhe me lojtarin e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas medias italiane, Bennacer do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 1.3 milionë euro neto në sezon.

Në anën tjetër, Milani do të paguajë te skuadra toskane 16 milionë euro plus bonuset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos