
Mes shumë emrave që po diskutohen këto ditë për t’u transferuar te Milani në merkaton e janarit, një emër surprizë ka dalë nga mediat spanjolle.
“Fichajes” shkruan se kuqezinjtë e kanë marrë seriozisht transferimin e gjermanit, i cili dëshiron të provojë veten jashtë Gjermanisë. Por, “Calciomercato” në Itali shkruan se për kuqezinjtë mesfushori 31-vjeçar nuk është një prioritet.
Aktualisht, Milani është në kërkim të një mbrojtësi, i cili pritet të mbërrijë që në janar, një mesfushor, por edhe një sulmues si zëvendësues të suedezit Ibrahimovic. (A2 Televizion)