Miley Cyrus do të performojë para 22 mijë spektatorëve në Super Bowl-in 2021 të shumëpritur, i cili do të zhvillohet të dielën e 7 shkurtit në stadiumin Raymond James në Tampa, të Floridas.
7500 prej spektatorëve janë mjekë të vaksinuar dhe punëtorë shëndetësorë.
Ylli i “Midnight Sky” e njoftoi atë në mediat sociale një javë më parë dhe ndau një video në të cilën ajo përgatitet për ngjarjen e madhe, duke u stërvitur para pasqyrës dhe duke treguar muskuj dhe forma që të lënë pa frymë. (A2 Televizion)