Militantët e tij tentuan t'i godasin, Basha takon Korreshin dhe Sulën në Kuvend

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 13:18 | Politikë

Një shtrëngim duarsh, disa replika për situatën e tensionuar që shënjoi mbledhjen e Kryesisë ku 29 korriku u vendos si data për zgjedhjet e kreut të ri të PD-së, e më pas një diskutim “kokë më kokë” me dyer të mbyllura.

Kjo ishte panorama e ballafaqimit të Lulzim Bashës me Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën në Kuvend, pas mbledhjes ku militantë të tij tentuan të godasin dy deputetët në fjalë dhe kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Ish-kryetari i PD-së në një video shihet se në momentin që ka mbërritur në sallën e Kuvendit ka shtrënguar duart me Sulën dhe Korreshin.

Foto nga takimi i Lulzim Bashës me Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin

Pasi shkëmbejnë një bisedë të shkurtër me Bashën dy deputetët shihen të largohen njëri pas tjetrit dhe ish-kreu i PD-së komunikon për disa sekonda me deputeten Andia Ulliri.

Më pas edhe Basha largohet dhe është fotografuar në një nga zyrat e Kuvendit duke biseduar rreth situatës së tensionuar me Sulën dhe Korreshin, në një takim ku i pranishëm ishte dhe deputeti Arbi Agalliu. (A2 Televizion)

https://youtu.be/OpMglPVFVrA

A2 CNN Livestream

Latest Videos