Të shtëna armë dhe shpërthime të fuqishme janë regjistruar pranë një spital ushtarak në Kabul, në qendër të kryeqytetit afgan.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, një grup kamikazësh hyri me forcë në strukturën shëndetësore dhe nisi të përleshej me talebanët.
Nga shpërthimet janë regjistruar viktima, ndërkohë që forca të shumta të ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje. (A2 Televizion)