
Militantët vranë 40 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë gjatë një sulmi në një fermë në shtetin e Bornos në verilindje të Nigerisë.
Sipas dëshimtarëve nga vendngjarje, sulmi ndodhi në zonën Këashebe Zamarmari ndërsa një grup i madh fshatarësh ishin duke kultivuar oriz.
Autoritetet kanë dërguar forca të shumta ushtrie në zonë, por deri tani asnjë grupi nuk ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes.
Megjithatë sulmi mendohet të jetë realizuar nga Boko Haram ose Shteti Islamik që operojnë prej vitesh në verilindje të Nigerisë. (A2 Televizion)