Minë me telekomandë biznesmenit, 25 vite burg për Astrit Sinanajn

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 09:27 | Kronikë
Minë me telekomandë biznesmenit, 25 vite burg për Astrit Sinanajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi dënimin me 25 vite burg të Astrit Sinanajt, i fajësuar 4 vepra, mes të cilave për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë dhe për “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Sinanaj ishte fajësuar me herët nga Gjykata e Elbasanit, si personi që vendosi një minë të telekomanduar në një automjet në pronësi të biznesmenit Fuat Verzivollit në Elbasan në vitin 2017.

Mina nuk shpërtheu, pasi u konstatua e më pas çmontua nga policia. Verzivolli ka deklaruar se nuk ishte shënjestër, por kishte dyshime se shënjestër mund të ishin dy persona të tjerë, me të cilët frekuentonte ambiente të njëjta.

Sinanaj ka mohuar akuzën, duke pretenduar mungesë provash. Dënimi i parë ndaj Sinanajt u dha në korrik 2020, por më Apelin e Durrësit, që e riktheu për rigjykim në Gjykatën e Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos