All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Video e automjetit me të cilën dyshohet se u arratis autori që qëlloi me 7 plumba mbi Nikulajn

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 21:35 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Teksa kanë kaluar 4 ditë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në mes të ditës në lokalin e tij në Shëngjin, ende nuk kemi një person të dyshuar apo një çështje konkrete ku po hetohet, ndërsa gazetari i A2 CNN Julian Kasapi, ka siguruar një video të një automjeti “Land Rover Defender” me targa angleze, me të cilin dyshohet të jetë larguar autori.

Ai qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”.

All - Paragraf - 3

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/21/publikohet-nje-tjeter-foto-e-autorit-te-vrasjes-se-ardian-nikulajt-ne-shengjin/
https://a2news.com/2023/04/20/dalin-pamjet-ky-eshte-momenti-kur-qellohet-me-bresheri-plumbash-biznesmeni-ne-shengjin%ef%bf%bc/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos