
Gjatë seancës historike në Tiranë, me parlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë të bashkuar në Tiranë, ministri i Brendshëm së Kosovës Xhelal Svelça deklaroi se marrëveshjet e nënshkruara mes qeverive po japin efektet e para dhe me kalimin e kohës pritet që ky efekt të jetë edhe më i madh, po rq\nevojitet një koordinim edhe më i madh.
“Ka një sërë marrëveshjen për hapjen e pikave të përbashkët kufitare për lehtësimin e procedurave. Si pasojë e kësaj mase, gjatë verës kalimi i kufirit është bërë pa asnjë procedurë”. Ai nënvizoi se së shpejti do të hapen pikat kufitare me një ndalim të vetëm.
Svelca shtoi se ”kemi eliminuar barrierat burokratike. Po punojmë për forcimin e Kosovës, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rolit të Shqipërisë. Bashkë me Shqipërinë, jemi të pa kapërcyeshëm politikisht dhe ekonomikisht”.
Sipas tij, “është koha që hapat tonë të jenë një, që mbërritja drejt qëllimit të jetë edhe më i shpejt”. (A2 Televizion)