Një grua e moshuar ukrainase shprehu me guxim zemërimin e kombit të saj, ndërsa u përball me ushtarë rusë të armatosur rëndë, të cilëve iu kërkoi llogari se çfarë po bënin në vendin e saj.
Gruaja nisi t’iu bërtiste ushtarëve rusë duke iu thënë: "Çfarë po bëni në vendin tonë?", ndërsa një prej tyre u përpoq ta qetësonte.
Ajo u largua dhe i tha ushtarit: "Duhet të vendosni fara luledielli në xhepa, që ato të rriten në tokën ukrainase pasi të vdisni".
E gjitha ngjarja u regjistrua nga një fotoreporter në zonën e Henichesk, një qytet port në Detin Azov. (A2 Televizion)