All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ministri rus i Mbrojtjes ultimatum kontraktorit ushtarak: Shpejto prodhimin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 18:42 | Bota
All - Paragraf - 1

Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu i bëri thirrje kontraktorit ushtarake Almaz-Antey të përshpejtojë hapjen e fabrikave të reja për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Kompania Almaz-Antey është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e raketave të mbrojtjes ajrore S-300 dhe S-400 që shërbejnë për rrëzimin e raketave balistike.

All - Paragraf - 3

“Armët e prodhuara nga Almaz-Antey kanë treguar efikasitet të lartë në zonat e operacionit special dhe për këtë arsye janë shumë të kërkuara”, tha Shoigu teksa vizitoi një nga fabrikat e kompanisë.

Në deklaratën për shtyp për këtë takim një nga drejtuesit e Almaz-Antey u shpreh se kompania ka vijuar që të dorëzojë armët përpara afatit. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos