
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se 55-vjeçari në burgun e Shënkollit në Lezhë ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se i ndjeri ka vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim. Pas konsumimit të drekës ai është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension dhe u transportua në spitalin e Lezhës, kur u njoftua vdekja e tij.
Njoftimi i Ministrisë
IEVP Lezhë, i dënuari pëson infarkt
Ndërron jetë në spitalin e Lezhës, Azem Dauti i datëlindjes 10.08 1961, lindur dhe banues në Dibër, i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje” me masë “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” dhënë me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
I ndjeri ka vuajtur dënimin fillimisht në burgun e Zaharisë dhe vuante nga disa sëmundje, duke marrë prej vitesh kurim.
Sot rreth orës 15.06 minuta, pasi ka konsumuar edhe vaktin e drekës, pacienti është konstatuar në gjendje shumë të rëndë klinike nga stafi mjekësor, pa puls, pa tension, pa refleks corneal dhe bulbar.
Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Lezhës, por fatkeqësisht është njoftuar vdekja e pacientit me diagnozë nga institucioni drejt spitalit: Insufiçiencë kardio- pulmonare akute me propabilitet infarkt akut miokardi. (A2 Televizion)